Për një “like” më tepër!
Personazhi në foto është një farë Elva Margariti! Shumë njerëz, ndofta, se mbajnë mend fare, dhe skanë faj. Ka qënë për një kohë të shkurtër Ministre e Kulturës. Nuk mbahet mend, sepse: “ashtu hyri, ashtu doli-KASTRAVECE”! Nuk mbahet mend sepse qëndroi Ministre për aq kohë sa i mjaftoi për të shkatërruar një ministri të tërë dhe për tu bërë (thonë gojët e liga), ndërtuese pallatesh. Për bëmat e saj me fondet e shpërdoruara në ministri do flas një herë tjetër, me dokumente që mi kanë servirur vetë punonjësit e MK. Nejse! Rama e gjeti kastravecen në studion e tij të preferuar të projektimit që i përket familjes Eftimiu, “Atelie 4”, dhe si ja jep truri ATIJ e bëri menjëherë këshilltare, e pastaj- fap, Ministre Kulture!!!…Askush nuk e kuptoi arsyen e emërimit të saj, atë e di vetëm Lideri Suprem! Një ditë të bukur, rreth 1 vit e gjysëm më vonë, e hoqi brenda natës pa anjë sqarim publik, dhe e bashkoi kulturën me ekonominë! Arsyet, si gjithmonë, i di vetëm ai, Lideri Suprem!!! Vetëm për ta zhdukur sa më parë arkitekten e tij të “shquar” kryeministri bashkoi brenda natës dy ministri që as në ëndrra nuk mund të qëndrojnë bashkë! Kjo kastravece, ndër të tjera, mbaj mend nga tre- katër mbledhje kur kam qënë me të, e kishte merak të madh “like-n”. Ndërkohë që sëbashku me ndonjë drejtor tjetër i qanim hallin për mbarëvajtjen e institucioneve (unë se po degradonte nga pas skena e ArTurbinës dhe Fondin e Mirëmbajtjes e kishim zero, e drejtoresha tjetër për hallet e saj), me një arrogance “par excellence”, e skuqur kokë e këmbë nga sikleti dhe pa e parë tjetrin asnjëherë në sy(e kishte zakon këtë), shprehej:- “Kryeministri ka kerkuar koordinim të institucioneve për shpërndarjen e postimeve të FB nga te gjithë institucionet e varësisë, duke patur prioritet dhe detyrim statuset e Ministrisë së Kulturës”. Se cfare lidhje kishte TK të postonte aktivitetet e “Muzeut Kombëtar” ose anasjelltas, apo komentin e ministres Margariti per X aktivitet, vetem një si kjo tipja mund ta shpjegojë. Kur bashkë me drejtoreshën tjetër këmbëngulëm tek hallet dhe kundërshtuam marrjen pjesë në këtë algoritëm fake, pergjigja e saj kercenuese ishte:- ” Do ja referoj Kryeministrit kundërshimin tuaj dhe do ta shqyrtojmë shpejt pozicionin tuaj”. Nuk po them përgjigjen që i dhashë pasi ka qëne disi e pakontrolluar nga nervozizmi, edhe pse me thënë të drejtën pak i kam thënë. Ajo drejtoresha tjetër levizi nga detyra pas pak kohe. Unë po mbaroja mandatin dhe deklarova se nuk do të konkurroja më. Gjynah, për një “like” më tepër, ajo drejtoresha mund të kishte rezistuar po të kishte zbatuar urdhërin e partisë, se ishte ku e ku me e aftë se kjo kastravecja. Ja pra, algoritmi, përbindëshi mashtrues që ndërtoi Edi Rama! Ky përbindësh ishte më i rëndësishëm përballë cdo halli që kishin institucionet. Po kush do pirdhte për institucionet, Mademoiselle Elva me pallatet dhe nazet e saj prej cupeline, apo kryeministri që për një “like” më tepër shiti gjithë qënien e tij?!!!… Ndaj mos u qaj nga algoritmi, i dashur Edi!



