Së pari video ka një problem logjik pasi nuk e pyet njeri si e ka blerë shtëpinë në Itali, pasi shqiptarët blejnë banesa kudo në botë, por për çmimin e lartë të shitjes dhe kush është blerësi fundor. Deputeti Shehaj teksa tenton të shpjegojë si ka shitur shtëpinë 15 milion euro (60 mijë euro metri katrorë) thotë se e kam blerë me punë të ndershme. Tjetër pyetja e tjetër përgjigja.

Së pari, Matematika e këtij trasaksioni është:
15 mln € ÷ 251 m² ≈ 60,000 €/m²
Pra Agron Shehaj ka deklaruar se ka shitur një pronë në Itali me 60mijë € për metër katror!
Megjithatë ai të drejtë të shesë e blejë prona kudo me transaksione të ligjshme.
Qytetarët duhet të jenë të informuar për diçka:
Kushdo mund të shikojë në web, në indekse financiare si Numbeo, Eurostat dhe në faqet e agjensive imobiliare Italiane sa janë shifrat e tregut në Italali, dhe krahasimi me tregun real (të dhëna 2026):
•Costa Smeralda (Sardenjë) — zona më e shtrenjtë e gjithë Italisë: mesatare 28.000-33.000 €/m², me kulme deri në 47.000 €/m² për vilat më ekskluzive me akses direkt në det

•Amalfi/Capri: rreth 10.000 €/m², me kulme deri në 12.000 €/m² për vila me pamje nga deti 
•Portofino (jashtëzakonisht i kufizuar në oferta): mbi 10.000 €/m² 
•
- Mesatarja kombëtare italiane: rreth 2.188 €/m²



