Dy deputetët komshinj në plazh bien në një mendje: Po shkatërrohet bujqësia

spot_img
Advertisements

Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” kanë shkaktuar përplasje të forta në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku deputeti socialist Damian Gjiknuri ka bashkuar votat me opozitën kundër projektligjit.

Pika e nxehtë e diskutimit ishte instalimi i impianteve eolike në zonat bujqësore. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ngriti shqetësimin se strukturat masive dhe shpimet për kullat e erës dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme tokën.

Dyshime të ngjashme shfaqi edhe vetë Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit të parë të prishmërisë ligjore. Edhe pse përfaqësuesit e institucioneve u përpoqën ta qetësonin komisionin duke pretenduar se këto impiante mund të ngrihen pa baza betoni, Gjiknuri u tregua skeptik: “Një kullë 100 metra e lartë për një park eolik nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”

spot_img

Latest articles

Related articles