Kuçana: Miku im Flamur ik, mos na verë në siklet të të heqim vetë

spot_img
Advertisements

Anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet nga gara për këtë post, duke argumentuar se partia ka nevojë për një proces ripërtëritjeje dhe për figura të reja drejtuese.

Kuçana u shpreh se Noka duhet të ndjekë shembullin e Edi Palokës, i cili sipas saj u tërhoq nga gara për t’i dhënë mundësi një kandidature të re.

“Tashmë është momenti që zoti Noka të hapë vetë krahun, ashtu siç bëri zoti Paloka, dhe të thotë: ‘Duhet t’i hapim rrugë dikujt i cili nuk është provuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, për të përmbushur atë mesazh të fortë që duam të përcjellim tek demokratët dhe tek shqiptarët: ripërtëritjen’”, deklaroi Kuçana.

Ajo theksoi se brenda Partisë Demokratike ka persona me përvojë dhe integritet që mund të marrin përgjegjësi të reja drejtuese.

“Ka njerëz plot me fibër politike, me integritet, njerëz të cilët e njohin dhe e duan Partinë Demokratike. Ky është momenti që zoti Noka të dalë dhe të tërhiqet vetë nga gara”, u shpreh ajo.

spot_img

Latest articles

Related articles