Ditnë e djeshme Partia Demokratike ka bojktuar sërish seancën e Kuvendit, lidhur me ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura të cilët janë refuzuar nga PS që nga seanca e parë, e cila i ka detyrur demokratët të lënë bosh ulëset e Parlamentit.
Lidhur më këtë kanë ardhur një sërë reagimesh nga disa deputetë të tjerë të PD, të cilët janë shprehur kundër bojkotit parlamentar. Screenshotet e bisedave në grup janë përcjellë tek gazetarët pranë tyre me trafik ndikimi.
Por në fakt këto janë skema vetviktimizimi dhe për të dalë paq nga mos futja në votim për lidershipin e PD sepse nuk kanë vota në Këshillin e Kombëta e Kryesi. Meqenëse po dalim kundër bojkotit të themi pse sna duan të na votojmë për nënkryetar partie.
Intriga të vogla në një parti hilesh. Dhe njeriu që bën më shumë hile është Sali Berisha, i cili sa herë ka zgjedhje për forume gjendet rastësisht jashtë vendit dhe vjen në darkë për të bërë fakt të kryer listën për sekretariate e lidership. Të njëjtën skemë e bëri me kryesinë e këshillin kombëtar. Fakti i kryer është një teknikë leniniste që Doktori e njeh më mirë se kushdo në parti.





