4 milion euro, Blendi Gonxhe: Ky është një fond i vogël për ish burrin e Kim Kardashian

spot_img
Advertisements

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se Qeveria ndërhyri për të financuar koncertin e Kanye West në mënyrë që ai të mos dështonte, pasi do të ishte dështim edhe për Shqipërinë.

Gonxhja tha se 4 milionë eurot që u akorduan për koncertin nuk kanë dalë nga fondi i emergjencave, por nga fondi rezervë.

“Ky nuk është fond, le të themi, i fatkeqësive natyrore apo i fatkeqësive kombëtare. Ky është, fare thjesht, fondi rezervë i qeverisë shqiptare. Te ky fond mund të shkohet për të bërë koncertin për Ennio Morricone-n,  kur ka një plan të menjëhershëm dhe nuk ka pasur buxhetim në buxhetin e Ministrisë.

Bie fjala, po them, jepet dhe alokohet te një ministri e caktuar për të bërë një event, sepse ka dalë që mund të bësh një event të paparashikuar për dy javë apo tri javë dhe duhet ta bësh këtë gjë, dhe qeveria mendon kolegjialisht e aprovon këtë gjë”, tha Gonxhja për A2.

Gonxhja shtoi se në këtë vendim nuk ka asnjë paligjshmëri.

“Si mund të jetë e paligjshme? Prandaj bëhet akt normativ, se ai merr fuqinë e një veprimi ligjor. Prandaj bëhet akt normativ, pra bëhet një autorizim ligjor i cili vjen ngaqë qeveria mendon se justifikohet plotësisht nevoja për shkak të dëmeve, impaktit, pasojave, pra gjithçkaje që lidhet me këtë rast specifik. Qeveria mendon që kjo është një gjë që është e nevojshme të ndodhë, është e drejtë e qeverisë ta bëjë këtë gjë”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles