Komunisti më i regjur i planetit i doli Perëndimit nje pf me nipt, besnik ndaj dollarove.
Enveri punoi dyzet vjet si nënkontraktor, pa kontratë e pa faturë, dhe u kreu armiqve të vet të betuar punët që asnjë mik zyrtar nuk do t’i merrte përsipër. Rusëve ua mbylli Adriatikun bashkë me Pashalimanin. Nga Traktati i Varshavës doli tamam atëherë kur rrethimit sovjetik të Ballkanit i duhej një e çarë. Dhe në OKB i hapi Kinës atë derë nga do të kalonte Nixoni një vit më vonë, i buzëqeshur.
Pagesa i vinte në mallra kineze, shpenzimet i mbulonte me kromin që bëhej dollaro dhe me cigaret që Sigurimi i ndante me mafien italiane, kurse shërbimet perëndikore përtej detit, shihnin nga ana tjetër, me durimin e atij që nuk e prish një marrëveshje që nuk ekziston.
Puna vazhdonte, ai mohonte gjithçka, dhe këtë e quante pavarësi. Një gjë vetëm nuk e thonë arkivat: a e dinte plaku se ishte xholi i shërbimeve perëndimore në lojën ballkanike, apo ishte i vetmi në tavolinën e lojtarëve që besonte se luante kundër të gjithëve?
Pasardhësi i tij, gjatoshi, e ngriti zanatin një shkallë më lart: nga nënkontraktor u bë kumbar. Enveri punonte për të huajt, Edi u bë familje me ta. Shërbimet nuk jepen më me qira, por ndahet fitimi, me hipotekë, e vulosen me krushqi: iranianët, afganët, qendrat e imigrantëve, Sazani për pajë.
Lart bindje e plotë, poshtë fusha skllevërish plot hashash, dhe dollarët që dikur flinin në ar tani depozitohen në beton.
Por regjimet bien një ditë, ndersa bashkëshortet vazhdojne dhe rrine ne prapaskenë. Nexhmija i mbijetoi Enverit, i mbijetoi Ramizit, i mbijetoi edhe demokracisë, dhe deri vonë kishte biznesmenë të mëdhenj që ia puthnin dorën. Linda nis nga shumë më lart, me figurë të pastër, pa asnjë firmë në asnjë vendim, me CV ndërkombëtare, me fondacione, me atë distancë të kujdesshme që Nexhmijës iu desh ta shpikte pas rënies, duke trilluar dënime për pako kafeje.
Nënkontraktori e dorëzoi projektin, edhe kumbari do ta dorëzojë. Në fund do të ngelë vetëm Linda.



