Luanin bixhoz bashkë me efektivin e policisë, 3 në pranga

spot_img
Advertisements

Tre persona, mes të cilëve një punonjës së Policisë së Shtetit është arrestuar nga AMP i akuzuar për shpërdorim detyre e organizim të paligjshëm ose ushtrim i lojërave të fatit.

Në pranga ra Lutfi Dervishi, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Fushë-Krujë, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan 119 fishekë të kalibrit 9 mm.

Po ashtu u arrestuan edhe Sabah Stafuka dhe Fatmir Stafuka, të dyshuar për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Gjatë kontrolleve, hetuesit sekuestruan katër pajisje elektronike të dyshuara për lojëra fati, dy serverë kompjuterikë, një pajisje DVR, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike me peshë totale 6.63 gramë, si dhe tre telefona celularë.

spot_img

Latest articles

Related articles