15-vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare

spot_img
Advertisements

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë vjen këtë herë nga Cërriku. Loris Qose, vetëm 15-vjeç, ka fituar medaljen e artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Nxënësi i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” u përball me konkurrentë nga 56 vende të botës, duke arritur të ngjitet në vendin më të lartë të podiumit dhe të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë.

Ky nuk është suksesi i parë për adoleshentin. Më herët, ai u dallua edhe në “Neo Science Olympiad”, të zhvilluar në Orlando të Shteteve të Bashkuara, ku fitoi vendin e parë në Matematikë dhe vendin e tretë në Kimi. Në atë kompeticion ai u vlerësua me medalje ari në Matematikë dhe medalje bronzi në Kimi.

Pas triumfit të radhës, Loris e cilësoi medaljen e artë si rezultat të punës së palodhur, përkushtimit dhe sakrificës ndër vite. Ai u shpreh krenar që pati mundësinë ta përfaqësonte edhe një herë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

spot_img

Latest articles

Related articles