nga Stefan Çapaliku
Protestat janë një rast i jashtzakonshëm reflektimi mbi gjithçka ka ndodhë me ne, me vendin, shoqninë dhe politikën tonë gjithë këto vjet. Protestat janë përpjekjet për të ba botore krizën shpirtnore, shoqnore e politike. Në greqishtën e vjetër fjala krizë ka dashtë me thanë “sitë”. Në këtë kuptim kush nuk pranon krizën, nuk pranon përpjekjet për të nda miellin nga krundet, shapin nga sheqeri, sapunin nga djathi. Le të hyjmë dhe ta përjetojmë me knaqsi të madhe këtë krizë të njimendtë. Personalisht ndjehem i zhytyn në të dhe falenderoj të gjithë ata që na e afruen nji kohë të tillë. Kush nuk e pranon këtë realitet të mrekullueshëm reflektues dhe sidomos kush jep këshilla rreth saj, asht nji personë tanësisht e paqytetnueme, por jo e paqytetnueshme .



