Samiti i NATO-s në Ankara (6 dhe 7 korrik) është një moment i rëndësishëm për kryeministrin Edi Rama për të ndrequr marrëdhëniet me presidentin e Turqisë, R.T Erdogan. Ditët e fundit janë shtuar përpjekjet diplomatike për të siguruar një event të përbashkët midis bashkëshortëve të kryeministrit dhe presidentit.
Nga ana tjetër Edi Rama priti si asnjëherë tjetër një ambasador të Turqisë në zyrë për të theksuar nevojën e tij për të hapur një kanal komunikimi me presidencën.
Kryeministri Rama duket se është një partner jo i qëndrueshëm i vendeve me të cilët Shqipëria ka partneritet strategjik pasi bën Zig zag-e enveriste (situacionist) duke e dredhur bishtin sipas interesit me Francën, Italinë, Greqinë, Italinë e së fundmi me Izraelit me të cilët ka vënë një bashkëpunim biznesi me çështje ushtarake (Roni Yeffet) duke nervozuar partnerët amerikanë e turke.
Kujtojmë që as SHBA e as Turqia nuk e ka ftuar kryeministrin Rama në vizitë zyrtare vitet e fundit, madje as Greqia që i jep dreka e darka në restorante por në zyrë me vizitë zyrtare nuk e qasin. I japin një çapë bukë.



