Po të doje vërtet të rrije pa gjumë, do të kishe qëndruar në shesh, aty ku jemi ne tani. Jo vetëm që nuk e bëre, por bëre pikërisht atë për të cilën je paguar prej vitesh: të prishësh protestat.
Prej 20 ditësh ulëret nëpër media se je me popullin, se do të fusësh në burg Ramën dhe Berishën, se bashkë me popullin do të bojkotoni VIP-at, mediat dhe këdo që, sipas teje, cenon socializmin.
Po çfarë bëre sot?
Me xhirot e tua idiote dhe me ndihmën e histerikëve të tu me megafon, ia dole të largosh njerëzit nga sheshi dhe të dëmtoje protestën që pretendon se mbështet.
Në fund të ditës, maskat bien. Dhe ti do të mbetesh gjithë jetën një komunistuc i vogël që e ka më të lehtë të shkatërrojë sesa të ndërtojë.




