Ditmir Bushati godet Ramën: E bëre Shqipërinë plaçkë, s’janë iranianë

spot_img
Advertisements

Ish-ministri i Jashtëm i PS-së Ditmir Bushati i ka bërë jehonë protestës trejavore të qytetarëve para kryeministrisë.

Për ish-shefin e Diplomacisë, ata që kanë dalë në shesh nuk janë as të nxitur nga Irani dhe as nga algoritmet por janë të revoltuar nga trajtimi i Shqipërisë si plaçkë.

Ai denoncon pasojat e aleancës së dëmdshme mes politikës, oligarkisë,mediat dhe krimit të organizuar ndërsa thekson në fund se Shqipëria e Re nuk është thjesht aspiratë por kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar.

Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi. #Shqipëriameritonmëshumë

spot_img

Latest articles

Related articles