I “forti” në kërkim nga SPAK përplas makinën e policisë, kapet!

spot_img
Advertisements

Një përplasje mes policisë dhe një personi në kërkim ka ndodhur mbrëmjen vonë të së shtunës në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Ksamil – Butrint.

Agjentë të krimeve të Komisariatit të Sarandës kanë tentuar të kapin një person në kërkim gjatë një operacioni policor.

Gjatë ndjekjes, i kërkuari ka përplasur mjetin e tij me mjetin ku ndodheshin efektivët e policisë dhe ka arritur të largohet.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie me mbështetjen edhe të FNSH dhe vijuan operacionin në kërkim të të kërkuarit.

Në orët e para të së dielës policia ka arritur të kapë personin në kërkim.

Ai është nga Elbasani, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është person me rrezikshmëri të lartë i përfshirë në disa ngjarje të rënda dhe është i kërkuar nga SPAK.

spot_img

Latest articles

Related articles