Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah se pas pastrimit të parave në Shqipëri për llogari të narkotrafikut qëndron përfshirja e bankave të nivelit të dytë dhe sistemit të noterëve publikë. Sipas materialeve të siguruara nga bga gazetari Arsen Rusta i WebLajm, vetëm para cash, nga gushti 2020 deri në nëntor 2020, Isa Aliu, vëllai i Salvador Aliut, ka marrë 30 milionë euro.
Për të pastruar këto para, e jo vetëm, hetuesit kanë zbuluar një rrjet bankash të nivelit të dytë dhe noterësh që kanë ndihmuar dhe lehtësuar aktivitetin e paligjshëm.



