Pasditen e kësaj të shtune ka ndodhur një plagosje me thikë në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Sipas burimeve mësohet se i plagosur ka mbetur Dritan Aga.
Dyshohet se Aga është konfliktuar verbalisht me një person tjetër dhe më pas sherri ka përfunduar në përdorimin e thikës.
Aga ka marrë një plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë menjëherë polcia ka shpallur në kërkim autori e kësaj ngjarje.



