Ekzekutohet një efektiv policie gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Viktima është identifikuar si Enea Mekolli ndërsa i plagosur ka mbetur dhe efektivi Edison Adri. Ende nuk dihet sesi është gjendja shëndetësore e këtij të fundit.

I plagosur gjithashtu ka mbetur dhe autori Violand Braçellari rreth 33 vjeç, i cili gjithashtu është ndaluar. Efektivët kishin rënë në gjurmët e tij dhe kishin shkuar në zonë për ta arrestuar, por ranë në pritë.

spot_img

Latest articles

Related articles