Trajneri anonim i Dukës sdi nga lidhet gomari

spot_img
Advertisements

Kombëtarja shqiptare ka humbur miqësoren ndaj Izraelit. Në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”, miqtë triumfuan me rezultatin 0-1.

Debutim me humbje për trajneri Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, ku pasoi Silvinjon.

Golin e vetëm e shënoi Gloukh në minutën e 73-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Pas golit, në fushë u regjistrua një sherr mes lojtarëve, për shkak të provokimit të lojtarit izraelit te goli.

Vlen të përmendet, se Shqipëria kishte disa raste të pastra me Mehmetin dhe Shehun, por nuk arriti t’i konkretizonte.

Miqësorja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Luksemburgut, më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

spot_img

Latest articles

Related articles