“Protesta”, Lita: Rama është mërzitur shumë që populli nuk ia do Berishën! Do ketë ndryshime në Qeveri

spot_img
Advertisements

Një valë e re zemërate popullore ka shpërthyer në rrugë, duke paralajmëruar lëkundje të forta për qeverinë aktuale. Me një urrejtje të akumuluar ndaj qeverisjes socialiste që ndodhet në mandatin e saj të katërt, kjo lëvizje qytetare, e cila raportohet si masive por “pa kokë” drejtuese, pritet të prodhojë efekte të menjëhershme politike.

Në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” të moderuar nga gazetarja Beti Njuma, gazetari Lavdrim Lita u shpreh se presioni në rritje mund të çojë në dorëheqje të bujshme dhe ndryshime në kabinetin qeveritar, duke përdorur skemën e njohur historike të “valvulës së shkarkimit” për të qetësuar turmat.

Lita tha se në qendër të stuhisë ndodhet Ministri i Brendshëm, i cili bëhet përgjegjës i drejtpërdrejtë për mungesën e sigurisë dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve nga individë civilë e polici private, në zona që shtrihen nga Zvërneci deri në veri të vendit.

Thirrjet për dorëheqjen e tij të menjëhershme po shtohen dita-ditës, ndërkohë që qytetarët bëjnë përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama.

Sipas Litës, numri një i qeverisë akuzohet se u ka bllokuar rrugën dhe të ardhmen të rinjve shqiptarë, duke mos i lënë të jetojnë në paqe dhe duke shkatërruar vendin nga themelet.

Por, ndërsa qeveria përballet me revoltën e hapur, ajo që bie në sy është mungesa e theksuar e opozitës në shesh. Shkaku i kësaj tërheqjeje të pashpjegueshme thuhet se lidhet drejtpërdrejt me frikën dhe komplekset e Sali Berishës ndaj familjes Trump dhe dhëndrit Jared Kushner.

Nën iluzionin se përfshirja në këtë protestë kundër investimeve mund të rrezikojë një heqje të mundshme të statusit “Non-Grata”, lidershipi i Partisë Demokratike e ka braktisur kauzën qytetare, duke i lënë ata jashtë një prej lëvizjeve më të mëdha popullore.

Ndërkohë, debati publik po vlon, ku Lita krahasoi pjesëmarrjen e ulët të protestave të ashtuquajtura të “Foltores”, me masivitetin e jashtëzakonshëm të kësaj revolte të re qytetare që duket se po dridh balancat e politikës së vjetër.

spot_img

Latest articles

Related articles