Protesta kundër resortit në Zvërnec, përplasje me spraj e gurë mes protestuesve dhe policisë private

spot_img
Advertisements

Pas protestën në Rrjoll të Velipolës, një tjetër investim privat, kësaj radhe në Jug po kontestohet nga qytetarë të angazhuar e organizata të shoqërisë civile.

Rrethimi i një sipërfaqeje të konsiderueshme pranë lagunës së Nartës, në kufi me fshatin Zvërnec ka shkaktuar një protestë.

Organizatat mjedisore dhe disa banorë të zonës dolën sërish në protestë këtë të shtunë, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve me argumentin se po shkatërrohet natyra.

Nga ana e saj kryeministri Rama deklaroi se kjo është pronë private dhe se investimi është ndërkombëtar. Ndërsa Indrit Vokshi nga Nisma Komvëtare ka kritikuar qasjen e qeverisë me pronën dhe investimet strategjike.

Protestuesit tentuan të hyjnë në kantier dhe u përplasën me policinë private, të kontraktuar nga kompania që po kryen investimin “Zvërnec South Adriatic Development”.

Policia e Vlorës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ende nuk kanë reaguar për situatën.

spot_img

Latest articles

Related articles