Si do e ngresh lart Nismën Kombëtare, se është e vështirë?

spot_img
Advertisements

Si do e ngresh lart Nismën Kombëtare, se është e vështirë?

I thashë, ma ka treguar një plak 70 vjeç me mustaqe se si ngrihet një parti. U habit, se si ka mundësi plaku ta dijë..!

I tregova: Thonë se Sali Mani, bajraktar i Krasniqes, kishte dalë fare, dmth ishte dobësuar si shpi në një moment. Dhe ia merrnin kijet në arë (
ata qeijt që punojnë tokën) e ai ishte i dobët e skishte si t’i ndalonte. Shihte se si i merrej pasuria e i shkelej toka e vet e nuk ishte i zoti të përgjigjej.

Një ditë i hipën kalit e shkon te bajraktari i Shalës. Shala janë rracë e ashpër, për pushkë. I thotë bajraktarit tjetër shpisë së Marlulës, kam ardh se kam dalë fare, po mi marrin kijet në arë. E du një vajzë të shpisë tane për gru. Ia jep dikë me vete bajraktari dhe e shoqëron tek vendet ku flinin vajzat, ato në gjumë. Sheh njërën që flinte përmbys, thotë jo nuk e du ketë. Sheh tjetrën me krahë hapur çrregullt, jo thotë, as ketë. Sheh tjetrën e cila i kishte palosur dy duart nën faqe dhe flinte me faqen mbështetur tek duart e veta. Ketë e du, i thotë. Po kjo është topalle, o thotë ai. Nuk prish punë.

Mbas një viti i lind djali, kalojnë vite, rritet djali e nis e kupton. Sheh që po ia marrin prapë kijet në arë. Pyet të amën, nanë a janë tonat? Po. Po pse po na i marrin? Nana ngre supet! A ka kund pushkë? Po, dikund aty. Merr djali pushken e ta vret të parin që prek kijet. Prej asaj dite nuk ia marr më askush pasurinë, sepse kishte lind bajraktari i ri i pushkës.

Kjo është histori e vërtetë sepse në folklorin për Lidhjen e Prizrenit, kur përshkruhet Mic Sokoli i cili ishte prej shpive të bajraktarit të Krasniqes, thuhet “Mic Sokoli n’kal të shalës/ fjal i çon Marlulës s’Shales/ m’hajde n’nim o daja i babës”.

Morali i fabulës: Bajraktari i Krasniqës shkoi e kërkoi te ata që ishin rraca të mira për tu ringritur.

spot_img

Latest articles

Related articles