Me ardhjen në krye të Doganave shqiptare të juristit Besmir Beja, isĥ drejtor i kodifikimit të ligjeve në Ministrinë e Drejtësisë, ka filluar një impuls i ri në kontrolle kufitare. Disa kontrolle antikontrabanda ka zbuluar doganierë të përfshirë në afera, mbyllje sysh.
Padyshim këto veprime kanë sjellë prishje të çerdheve të korrupsionit gazhel në dogana çka ka nervozuar tregtarë të mëdhenj e oligarkë monopolesh.
Padyshim edhe lidershipi ri nuk është imun ndaj tundimit monetar sepse askush nuk vë dorën në zjarr në dogana. Aty janë njerëzit që e dinë më mirë se kushdo pjesëtimin.
Megjithatë ka një dispropocion në sulme ndaj drejtorit të Doganave z. Beja kur paraardhësi i tij ishte zhytur deri në grykë me afera të hetuar gjer në SPAK. Gazheli ishte bë qendër të ciklonit të hetimeve.
Sigurisht, që media dhe gazetarët kanë të drejtë të hetojnë me shkrime cv e vartësve të Bejës, ku jo pak herë gjenden elementë problematikë, por njohja e ligjit bja Z. Beja është një avantazh për veprimtarinë e institucionit.



