Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhu rreth mesnatës të 26 majit ku 34-vjeçari Juxhin Hamajezi mbeti i plagosur me armë zjarri.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e Shtetit kanë bërë me dije së fundmi se falë hetimeve të kryera grupi hetimor arriti që të zbardhte këtë ngjarje si dhe të shpallë në kërkim autorin e plagosjes së Hamajezit, i identifikuar si Klodian Kallo dhe dy bashkëpunëtorët e tij.



