Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran, ka përpiluar dhe publikuar për herë të parë listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet miqësore të qershorit që do të zhvillohen në Tiranë. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Izraelin më 3 qershor, në orën 20:00, ndërsa më 6 qershor, po në orën 20:00, do të luajnë kundër Luksemburgut.
Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë. Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko dhe mesfushori i Carrareses (në pronësi të Napolit), Luis Hasa.
Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi. Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj. Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.
Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi



