Milani ka nisur zyrtarisht revolucionin, pas dështimit për tu kualifikuar në Champions League.
Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka vendosur të ndryshojë të gjithë strukturën drejtuese dhe stafin teknik të skuadrës.
Janë zyrtarizuar shkarkimet e administratorit të deleguar Giorgio Furlani, drejtorit sportiv Igli Tare dhe shefit të skautizmit Geoffrey Moncada.
Së bashku me ta, nga pankina largohet edhe trajneri Massimiliano Allegri, pasi dështimi në arritjen e objektivave ndali rinovimin e kontratës së tij.
Ka shpëtuar vetëm Zlatan Ibrahimovic, në rolin e këshilltarit të pronarit.



