Djali i Luizës dhe djali i Luljetës

spot_img
Advertisements

nga Lirim Nezha

Mësova sot për ngjarjen tragjike ku humbi jetën ende pa e nisur një fëmijë dhe nuk mund të mos pikëllohesh kur dëgjon të tilla gjëma.
Brenda lajmit ishte edhe emri i autorit të aksidentit me pasojë jetën dhe nuk ngurrova të bëj një koment pak më ndryshe nga lumi i komenteve linçuese.
Sigurisht që pata disa reagime kundërshtuese që janë normale për shkak të ndjeshmërisë së lartë.
Djali i ish deputetes Luljeta i ka kaluar të gjashtëdhjetat dhe pavarësisht të qënit djali i Luljetës unë besoj se nuk mund të heqim paralele me tij dhe djalit të Luizës. Ju kujtohet besoj që djali i Luizës pushkatoi katër vetë dhe ja hodhi paq duke ju shmangur burgimit të përjetshëm përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar. U pa qartë që e gjitha ndodhi sepse përkrah Luizës,i veshur me të zeza doli edhe Rama kur ajo deklaroi dorëheqjen duke ndikuar kështu drejtësinë që në çdo rast tjetër do të kishte dhënë dënimin ekstrem.
Unë uroj të mos ndodhë kështu edhe me djalin e Luljetës ,uroj që drejtësia të veprojë drejt për të qetësuar sadopak edhe shpirtrat e plagosur të prindërve që humbën fëmijën e tyre.
Shpresoj të mos ndikojë as emri i tij i njohur në fushën e artit e as emri i mamit ish deputete.
Por ajo që shpresoj më shumë është që ky shtet të kujdeset më shumë për njerëzit e sidomos për fëmijët.
Këtu ku jetoj angazhohet krejt policia lokale për të bërë të mundur që fëmijët të kalojnë rrugën të sigurt në oraret që duhet të shkojnë apo të dalin nga shkolla.
Në Shqipërinë tonë nuk ka respekt për jetën,por ca më keq aleanca të plocisë me të fortët për të bërë të fajshëm viktimat.

spot_img

Latest articles

Related articles