Ligji 7501 “Për tokën”: Reformë apo plagë e madhe kombëtare ?

spot_img
Advertisements

Ligji Nr.7501 “Për Tokën”, shpesh është konsideruar si një reformë agrare e dytë në historinë moderne të Shqipërisë, e ndërmarrë në kushtet e tranzicionit pas rënies së sistemit socialist, por nga ana tjetër, duke hapur një plagë të madhe kombëtare. Ashtu si reforma agrare pas Luftës së Dytë Botërore, edhe kjo ndërhyrje mbi tokën e pronarëve legjitim, me pa të drejtë, synoi rishpërndarjen e tokës bujqësore, por në një kontekst krejtësisht të ndryshëm juridik dhe kushtetues. Pas vitit 1945 dhe vijim, toka u shtetëzua me dhunë dhe terror, vrasje, tortura, pushkatime, shpallje kulak, denigrim publik etj etj. Ndërsa reforma e 1991, rishpërndau tokat e sipërcituara, duke rihapur plagën e parë kombëtare për herë të dytë.

Nga pikëpamja juridike, ndryshimi thelbësor qëndron te burimi i të drejtës së pronës, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore u realizua një shpronësim i thellë me logjikë ideologjike komuniste, në vitin 1991 u tentua një rishpërndarje mbi bazën e “përdorimit faktik”, duke krijuar një dualitet të vazhdueshëm mes pronësisë historike dhe asaj të krijuar rishtazi.
Pronarët e vërtetë mbetën të zhveshur nga prona duke u degëdisur nëpër gjykatat shqiptare për mbi tre dekada.
Ky model prodhoi një konflikt të zgjatur mes parimeve të së drejtës së pronës, siç garantohen nga Kushtetuta dhe neni 1, i Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së, dhe realitetit social të krijuar në terren.

Në këtë kuptim, 7501 mund të analizohet si një “reformë e dytë agrare”, por me një problem themelor juridik: Me mungesën e një zgjidhjeje përfundimtare dhe të balancuar të të drejtave të pronësisë, çka ka sjellë pasoja të vazhdueshme në sigurinë juridike dhe stabilitetin e marrëdhënieve pronësore në Shqipëri dhe më e keqja akoma me konflikte të rënda dhe jetë njerëzore të shumta. Sot a është e domosdoshme dhe a mund të thuhet se ka ardhur koha më shumë se kurrë, dhe se ka lindur nevoja për zgjidhje sadopak të mesme, për të mbyllur njëherë e mirë këtë
Plagë të rëndë kombëtare.

Nga Av. Tartar Bazaj, Studio Ligjore “BAZAJ”, CO SHPK Tiranë.

spot_img

Latest articles

Related articles