“Sfera të gjelbra dhe topa zjarri”, Pentagoni nxjerr video të reja me UFO-t

spot_img
Advertisements

Pentagoni amerikan ka publikuar 64 dosje të reja që lidhen me UFO-t dhe Fenomenet Anomale të Paidentifikuara. Kjo seri e dytë e publikuar dy javë pas të pares, përfshin gjashtë dokumente PDF, shtatë skedarë audio dhe 51 video që dokumentojnë evidentimin e te ashtuquajturave fenomene anomale te paidentifikuara nga avionë ushtarakë.

Pamjet janë të paqarta, tipike për regjistrimet e bëra nga kamera dhe sensorë ushtarakë, dhe shoqërohen me përshkrime të detajuara. Një nga dokumentet e publikuara me 116 faqe përmban një seri raportimesh dhe hetimesh për UFO në një strukturë top-sekrete në Sandia, New Mexico, gjatë viteve 1948–1950.

“Ky dokument përmban 209 raportime për ‘sfera të gjelbra’, ‘disqe’ dhe ‘topa zjarri’ të vërejtur pranë bazës ushtarake”, deklaroi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Paketa e dytë e dokumenteve përfshin gjithashtu një dëshmi direkte nga viti 2025 e një oficeri të inteligjencës, i cili tha se përvoja e kishte lënë “praktikisht pa fjalë”.

Një video në veçanti duket se tregon momentin kur një avion luftarak rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Liqenin Huron në vitin 2023, një incident që mori vëmendje të madhe pasi një balonë spiune kineze kishte fluturuar mbi territorin e Shteteve të Bashkuara.

spot_img

Latest articles

Related articles