Sali Berisha në konferencën e sotme shpalosi programin për qeverisjen e Shqipërisë nëse vjen në pushtet. Berisha tha se programi i saj është programi më i shkëlqyer.
“Siç tregon dosja Balluku, famëzeza Balluku, rrugët ndërtohen me çmimin 8 deri në 12 herë më të lartë se në BE. Paratë vidhen nga ministrat, drejtorët dhe mediat e tyre.
Por duhet që paratë të vinin, që ajo të bëhet një sukses i madh, siç thoshte Edi Rama, dhe paratë të përfundonin në Surrel.
Pra, situata është dramatike. PD ka një program, ka një përgjigje për të gjitha këto probleme.
Programi i saj është programi më i shkëlqyer, i studiuar nga institucione më serioze në Evropë dhe në botë. Por ky program kërkon angazhimin e shqiptarëve për të larguar këtë të keqe të madhe, për të larguar Edi Ramën.
Ndaj dhe ne, pas përfundimit të proceseve në parti, vazhdojmë serinë e kryengritjeve paqësore gjer në largimin e narkoshtetit të Edi Ramës nga qeveria” tha ai.



