Kina “përtej zyrtares” – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Nga Selim Belortaja


Kam qenë shumë fatlum që si askush tjetër, Kinën ta prek e ta shoh personalisht ne nje kohështrirje prej ..30 vjetësh. Për herë të parë ne Janar 1996, si Sekretar Shteti ne perberje te delegacionit presidencial të z. Berisha. Pastaj disa herë në role të ndryshme. Më vonë ne shoqërim të KM Rama. Mbyllur me pikën më të lartë të vëzhgimit, atë që ta jep roli i ambasadorit. Nuk ka se si të mos jem thellësisht falenderues liderave, që m’i dhanë keto shanse.

Po këtu nuk e kam me “axhendën zyrtare”. S’e kam as me zhvillimin maramendës, infrastrukturor, hekurudhor, energjetik, teknologjik, dixhital, ekonomik, social, shendetesor, spacial, ushtarak te atij vendi.. Bota s’ka më asnje dyshim per ato arritje. Edhe ne kemi raportuar mjaft dhe zyrtarisht per to.
Ketu doja te sjell vetem një pershtypje blic lidhur njerëzit kinezë, jetën e perditeshme rrotull, dhe ndryshimin mreselënës në to. Duke qenë dhe pak natyrë vëzhguese -sidomos ndaj detajeve të jetës së përditëshme të njerëzve të zakonshëm, -e kam të plotë “filmin” e zhvillimit mahnitës te atij vendi ne 3 dekada. Po sjell vetëm 2 “screenshot-et” e skajeve te këtij filmi:
1996: nga dritarja e makinës se delegacionit diku ne nje rruge jo-qëndrore: Qielli i padukshëm, smog e mjegull, silueta njerëzish te mpakur, te kërrusur, ne këmbë ose biçikleta gjithnje shumë të ngarkuar me sende gjithfarësh, karroca te improvizuara ngarkuar me qymyr, vegla, a sherbim ushqimesh te pakta. Por ama: gjithshka ne levizje. Asnje moment apatie, asnje grup tavlle apo shtriqje neper lokale. Të gjeje nje kafe (pale një “ekspres”)..nje mision i pamundur.

“Foto” 2026: Një Kinë që sot ..”të turpëron”!!
-trotuaret me çuna e goca 1.80 sha. Të paster, te bukur, sportivë, te veshur mire, me shije. Në “Lavazza” apo “Starbucks” marrin shërbimin e ..ikin. Edhe kur ulen, asnje bezdi te te tjereve, pa bertitje, fjale te pacipa, sharje ..”me rob shpie”, gajasje..
Shumë prej tyre anglishtfolës. Lidhje familjarë te shumta në Perëndim.
-Ajri, gjelbërimi, s’ka të krahasuar jo me 3 por as me 1 dekade me pare!
-Kuzhina, ushqimi, servirja, të bejne ..te skuqesh.
-Bujaria. Klasi e bollëku i ofertes ne tryeze.
-Kultura e mikpritjes, e rrallë. Miku ne qendër te vemendjes. Gjithnjë me diçka në dorë, edhe kur të vjen edhe kur të pret. Përcjellë modestisht, bile përulësisht, pa mburrje, pa e përmendur kurrë, ç’ka i jep tjeter vlere edhe sendit simbolik të dhuruar, sado modest.
-Pa portofol a lek të zhubrosura në xhep. Pa sikletin e bakshishit kamarierit. Mjafton smartfoni. Blerjet dixhitale (pagesa wechat), paketimi luksoz, shërbimi “delivery” perfekt i ngrohte, ne supersmbalazh. shërbimi taksi pronto, te gjitha keto “zenë ngushtë” çdo të huaj.
-Qytetari kudo e në çdo moment i shërbyer! I sigurt, i mbuluar, i pashqetesuar, dinjitoz.
-kultura e punës, mbresëlënëse. Të rinj 100% të fokusuar tek ajo që bëjnë, të të motivuar, të interesuar për mësim, të gatshëm, të vëmendshëm e plot respekt ndaj klientit,

  • punësimi i lehtë, me shumë zgjedhje. Edhe pse kosto e strehimit te nje familje te re ështe e lartë, asnje ankth e panik; sigurine ua jep punesimi dhe kujdesi shteteror.
    -edukim fizik, injektim i kulturës e disiplinës se punës.
    -Patriotizmi dhe krenaria kombëtare, percjelle jo me fjalë por me fakte jetesore ne veprim. Jo në zbehje por në rritje, qysh në lindje, në familje, në gjithë nivelet e shkollave.

Ata qe mbijetojne nga ai brezi dikur i mpakur, i kërrusur, që shtynte karroca pune mes rrugeve te veshtira, mjegullës e tymit të qymyrit, sot nuk kane aspak portrete trishtimi e braktisje. Edhe pse tashmë te terhequr, me trajtim mjekesor, ndoshta dhe mbi karroca pleqërie, shtyrë prej pasardhesve, nipërve/’mbesave (respekti e sherbimi i te riut per familjarin e moshuar -tjeter tipar tipik i kinezit) sot ata i gëzohet nje jete të re, një standarti, sherbimi, krenarie kombëtare dhe atmosfere krejt tjeter..
Shkurt, një vend ku ka jetë, seriozitet, respekt, shërbim, krenari, patriotizëm, besim e entusiazëm!

spot_img

Latest articles

Related articles