“Jam i lodhur, mund të jem pyetur dhe si person në hetim” – Genti Progni 6 orë në SPAK

spot_img
Advertisements

Programuesi dhe eksperti i njohur i IT-së, Genti Progni, qëndroi për rreth gjashtë orë përpara grupit hetimor dhe prokurorëve të SPAK këtë të hënë.

Ai u paraqit në institucion gjatë paradites së sotme, në kuadër të hetimeve që lidhen me skemën e dyshuar kriminale në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Në dalje nga ambientet e SPAK, Progni nuk preferoi të japë detaje lidhur me dëshminë e tij apo me çështjen që po hetohet, duke u shprehur shkurtimisht se bëhet fjalë për sekret hetimor.

“Është sekret hetimor realisht dhe nuk mund të jap asnjë deklaratë për momentin. Unë jam ndoshta dhe si kallëzues dhe si person në hetim. Nuk do doja sot të jepja, jam dhe pak i lodhur”, tha ai.

Progni është ndër personazhet publik që ka denoncuar vazhdimisht abuzimin me tenderat dhe favoret që u jepeshin disa biznesmenëve të lidhur me kupolën drejtuese të institucionit, edhe përpara se atje të mësynte SPAK

spot_img

Latest articles

Related articles