Fushata për zgjedhjen e kryetarit të Dhomës së Avokatisë Tiranë është intensifikuar. Disa juristë janë futur në garë, mes tyre spikat ac. Edmond Petraj, me përvojë të gjatë dhe zë publik për çështje të aktualitetit:
Të nderuar kolegë avokatë,
Sot më shumë se kurrë, Dhoma e Avokatisë ka nevojë për përfaqësim të fortë, dinjitoz dhe me integritet. Profesioni ynë përballet çdo ditë me sfida të mëdha, ndaj kemi nevojë për një zë që mbron me kurajo interesat e avokatëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Avokat Edmond Petraj përfaqëson eksperiencën, seriozitetin dhe përkushtimin ndaj profesionit. Ai ka treguar se di të jetë pranë kolegëve, të mbrojë etikën profesionale dhe të kërkojë transparencë e barazi për çdo avokat.
Mbështetja për Edmond Petraj nuk është thjesht mbështetje për një kandidat, por për një Dhomë Avokatie më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar. Një drejtësi e fortë fillon nga avokatë të respektuar dhe të mbrojtur.Le të bashkohemi për dinjitetin e profesionit tonë, për mbrojtjen e avokatëve dhe për një të ardhme më të sigurt për komunitetin ligjor.
Së bashku për avokatë më të fortë, drejtësi më të mirë dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të profesionit!




