Gazetari “zbulon” prokurorin e ri të SPAK

spot_img
Advertisements

nga Andrea Danglli Danglli

Një pensionisti po i kërkohet me urgjencë të kthejë në buxhetin e shtetit 11 mijë lekë “të përfituara padrejtësisht” nga kompensimi i energjisë.

Dokumenti i firmosur, vulosur e menderosur që qarkullon në rrjet, e ve me shpatulla pas muri këtë “armik të financave publike”.

Atij i kërkohet që deri në korrik të kthejë grushtin e thërrimeve të cilat i kanë kaluar pas një gabimi administrativ.

Personalisht propozoj që drejtori që ka firmosur këtë shkresë ose të transferohet në SPAK, sepse qenka talent për të gjurmuar “krimin ekonomik”, ose në morgun shtetëror, sepse vetëm aty mund të administrohet me kaq ftohtësi njerëzore halli i një plaku.

Në këtë vend mund të humbasin miliona euro, mund të falen borxhe, mund të zhduken tendera, mund të bëhen pasanikë njerëz që dje nuk kishin as frena për biçikletën, por kur vjen puna tek pensionisti, shteti bëhet tigër.

Pa ju dridhur qerpiku i numërohet ligji, i kujtohet afati, i llogaritet kamatëvonesa dhe i bëhet me dije “hanxhari” që e pret.

Ka shumë marrëzi që ky popull i ka falur, po i fal dhe do t’i falë, por poshtërimi i pleqërisë është marrëzi dhe turp i neveritshëm.

spot_img

Latest articles

Related articles