“Arrest me burg” për Granit Pepnikën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen e call centerave që dyshohet se zhvati mbi 50 milionë euro.
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe urdhrit të arrestit të firmosur nga prokuroria, hetimet po hedhin dritë mbi një skemë gjigante mashtrimi që sipas autoriteteve funksiononte prej vitesh nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Telefonata në gjermanisht, italisht dhe anglisht. Platforma të rreme investimesh. Llogari kripto. Operatorë me pseudonime dhe struktura të organizuara si kompani legjitime.
Sipas hetimeve 2-vjeçare të zhvilluara bashkë me autoritetet austriake, qindra qytetarë europianë dyshohet se u mashtruan përmes call centerave dhe humbjet financiare mendohet se kalojnë 50 milionë euro.



