nga Indrit Vokshi
Edi Rama është udhëheqësi dhe organizatori i këtyre proceseve të shkatërrimit të shtetit dhe të katandisjes së shtetit në Kompani Aksionere, pa asnjë element shtetëror, pa asnjë përgjegjësi, pa siguri, pa dinjitet, vetëm si biznes që mbledh lek dhe i ndan me divident tek aksionerët.
Ai me propagandë të sofistikuar kërkon të na bindë se hajduti është i vjedhuri, se abuzuesi është viktima, dhe se krimet që kanë kryer në AKSH, nuk janë aq të rënda dhe mund të amnistohen e të tejkalohen me lot live e me batuta të kohës së Madonës Shqiptare tek Nikollë Lesi.
Kjo aferë kriminale dhe e rrezikshme për sigurinë e shtetit, nuk mund të harrohet e as të tejkalohet.
Këta kanë kërcënuar Sigurinë Kombëtare, kanë nxjerrë shtetin në pazar, kanë dorëzuar sovranitetin shtetëror; duke dorëzuar informacionin kanë rrezikuar oficerë në polici, në Shërbim Informativ dhe kudo, kanë rrezikuar biznesmenë dhe secilin qytetar.
Përveç vjedhjes miliona euro të parave të atyre shqiptarëve të cilët zgjohen në mëngjes për punë, punojnë gjithë ditën, kthehen në darkë të lodhur, dhe prodhojnë para që t’i paguajnë taksa e tatime qeverisë, ndërsa qeveria në vend që me ato para të investojë në siguri dhe ekonomi, i vjedh e ua jep me tender armiqëve të shtetit e të Shqipërisë.
SPAK do të na zhgënjejë shumë nëse nuk e heton me themel e në çdo milimetër ketë krim të madh e të rrezikshëm që i është bërë Shqipërisë.



