Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në ambientet e burgut të Durrësit nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe BKH.
Gjatë kontrollit në godinën B është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip iPhone, së bashku me një karikues dhe një fishë lidhëse të improvizuar.
Pajisja është marrë në cilësinë e provës materiale dhe po administrohet sipas procedurave ligjore.
Mediat kanë mësuar se “iPhone 17 Pro Max” i përket të burgosurit Klevis Hoxhosmani, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar lidhur me pronësinë e pajisjes.



