Kreu i PLL Axhami: Të bashkojmë votat edhe për rezolutën për Çamërinë e Kosovën

spot_img
Advertisements

nga Shpëtim Axhami

Integrimi europian është interes kombëtar dhe çdo votë pro integrimit që ndihmon Shqipërinë të ecë përpara duhet mbështetur.

Në një normalitet qeverisës, ne nuk besojmë tek politika e bllokimit si edhe ka ndodhur në Shqipëri, opozita duhet të jetë gjithmonë bashkëpunuese që kundërshton kur qeveria gabon dhe bashkëpunon kur interesi kombëtar e kërkon, por kjo gjithmonë dhe jo vetëm atëherë kur bashkohen interesat politike.

Në një situatë të tillë gjithmonë qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë më bindëse se ky bashkëpunim në bashkim vote bëhet si përgjegjësi shtetërore dhe jo si marrëveshje interesi politik!

Kjo ndërkohë dhe sepse…
I njëjti bashkëpunim do të ishte parë dhe duhej edhe për çështje strategjike kombëtare si Kosova, Çamëria, kufijtë detarë me Greqinë, të drejtat e shqiptarëve në rajon, rezoluta mbi dënimin e genocidit serb në Kosovë apo çështjen e kufijve detarë me Greqinë.

Kur ky bashkëpunim dhe bashkim votash të ishte bërë dhe parë me kohë edhe për abrogimin e ligjit 7501 për pronat, dënimin e krimeve të komunizmit, për një strategji kombëtare kundër shpopullimit, korrupsionit dhe krimit, si edhe mbështetjen për familjet e reja, bizneset dhe emigrantët që rikthehen në Shqipëri.

Nëse ky bashkëpunim do të kishte qenë i vazhdueshëm dhe konstruktiv atëherë qytetarët do ta besonin si transparencë dhe përgjegjësi shtetërore, kjo e duhur🇦🇱🇪🇺

spot_img

Latest articles

Related articles