Dhunimi i biznesmenit Shqiptar në Lion të Francës, prangosen 3 të dyshuar

spot_img
Advertisements

Autoritetet Franceze kanë mundur të zbardhin dinamikën e ngjargjes së dhunshme të ndodhur mëngjezin e 9 majit.

Në arrest janë vënë tre shtetas, 2 prej tyre shqiptar dhe një algjerjan i dyshuar pjesë e grupit kriminal të Niklës.

Siç bënë me dije burime nga policia franceze e cila po bashkëpunon edhe me autoritetet shqiptare në arrest është vënë shtetasi L.Th i cili ndodhet në kurim në spital, nipi i tij dhe algjerjani M.N.

Sulmi nga tre agresorët.

Pronari i lokalit, S.D., i cili mbeti i plagosur, i është përgjigjur me një thikë kuzhine që ishte në banakun e lokalit, duke plagosur tre agresorët. Për vetëmbrojtje, në këtë konkluzion ka arritur prokurori i Lionit, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të biznesmenit shqiptar, mjaft të njohur edhe në pasuri imobiliare.

Grupi po hetohet nga policia edhe për shfrytëzim të shtetasve shqiptarë pa letra, duke punuar në të zezë, dhe në shumë raste edhe nuk i kanë paguar fare, duke i kërcënuar! Po ashtu, po hetohen edhe për gjobëvënie të tjera ndaj bizneseve shqiptare në Francë.

spot_img

Latest articles

Related articles