“PD s’ka mbështetje nga ndërkombëtarët për grevën e urisë” – Lita

spot_img
Advertisements

Analisti dhe gazetari Lavdrim Lita ka komentuar aksionin politik të opozitës dhe mundësinë e një greve urie nga Partia Demokratike, duke theksuar se aktualisht PD nuk ka mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur në raste të mëparshme.

I ftuar në emisionin “Studio24”, Lita u shpreh se opozita ka arritur pak rezultate konkrete, por sipas tij po përmbush rolin e saj kundër qeverisë.

“Ka arritur shumë pak gjëra, por po tregon se është opozitë ndaj qeverisë. Po bën detyrën e saj funksionale kundrejt qeverisë”, deklaroi ai.

Duke komentuar skenarët për ngujim apo grevë urie, analisti solli në vëmendje precedentët politikë në Shqipëri, duke përmendur grevën e Pjetër Arbnorit, Hap “Kutitë ose largohu” të PS dhe çadrën e protestës së ngritur nga Lulzim Basha.

“Kemi pasur disa raste, atë të Pjetër Arbnorit, ngujimin e PS “Hap kutitë ose largohu” dhe çadrën e Lulzim Bashës. Ka pasur një interlokutor ndërkombëtar që i ka shkelur syrin opozitës në këto raste duke i thënë futuni se do tju nxjerrim. U bë darka e Krokodilit ose/apo qeveria teknike ”, u shpreh Lita.

Duke komentuar skenarët për ngujim apo grevë urie, analisti solli në vëmendje precedentët politikë në Shqipëri, duke përmendur grevën e Pjetër Arbnorit dhe çadrën e protestës së ngritur nga Lulzim Basha.

“Kemi pasur disa raste, atë të Pjetër Arbnorit dhe çadrën e Lulzim Bashës. Ka pasur një interlokutor ndërkombëtar që i ka shkelur syrin opozitës në këto raste”, u shpreh Lita.

Sipas tij, situata aktuale është ndryshe, pasi opozita nuk ka sinjale mbështetëse nga partnerët ndërkombëtarë.

“Për momentin PD nuk e ka këtë shkelje syri nga ndërkombëtarët që të futen në grevë urie dhe më pas t’i nxjerrin. Duke mos pasur këtë garanci, ka nervozizëm”, tha ai.

Lita ironizoi gjithashtu deklaratat e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, duke akuzuar vetë partitë politike për mënyrën se si kanë trajtuar reformën zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor.

“Më vjen të qesh kur thonë që nuk njohin zgjedhjet. E kanë pasur vetë në dorë dhe kur vjen momenti të mendojnë kodin zgjedhor mbyllen në një zyrë të Kuvendit dhe vendosin si duan kryetarët, pa transparencë”, deklaroi analisti.

spot_img

Latest articles

Related articles