Forcat speciale shqiptare në Gaza, njohje me terrenin e detyrat paqeruajtëse

spot_img
Advertisements

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i përgjithshëm kamë dërguar një ekip të forcave speciale e oficerë të lartë në Gaza, në shtetin e Palestinës, për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat tona.

Gjatë kësaj vizite ekipi bëri një vlerësim paraprak dhe koordinimin e aktivititeteve të dislokimit për kontigjentin tonë, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së.

Ushtria shqiptare mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar partneritetet strategjike, promovuar sigurinë kolektive, si dhe duke vepruar në përputhje me standardet dhe vlerat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes.

spot_img

Latest articles

Related articles