Moza Ahmeti tallet me Edi Ramën: Na e lësho pak satelitin e E-Albanias

spot_img
Advertisements

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka bërë një kërkesë të pazakontë nga Ferma VIP, duke i drejtuar një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama.

E vendosur nën presion për të fituar sfidën e mbledhjes së lepujve në fermë, Ahmeti kërkoi me humor ndihmën e Ramës përmes satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, duke sugjeruar që ata të përdoren për lokalizimin e kafshëve.

“Lësho pak satelitin t’i kapin”, u shpreh ajo gjatë bisedës me konkurrentët.

Por kërkesa nuk u ndal me kaq. Ahmeti vijoi me tone ironike duke kërkuar edhe ndihmën e platformës e-Albania për të pajisur lepujt me certifikata identiteti.

Pjesë nga biseda:

Moza: Kryeministër, a punon sateliti me i gjet pak lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus tek Sara, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin, zonën kuadratoje, fap.

Sara: Kap vetëm një lëpur vetë, vetëm një.

Moza: I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, ti çfarë nuk gjen. Te këto tokat e nxanuna kapi, izoloi aty se jam me minus.

Sara: Kapi lepujt Moza, mos i lësho.

Moza: Me ça ti kap. Po me e-Albania i gjej unë këto identitetet e këtyre? Me e-Albania do shoh unë. Dua shtatë certifikata lepujsh me e-albania, ju lutem punon sistemi? Punoka! O sa mirë, se një ditë kur erdha nuk punonte. Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur

spot_img

Latest articles

Related articles