Lita: Spiropali ka një projekt politik, Rama i ka dhënë ‘kartonin e verdhë’

spot_img
Advertisements

Në emisionin “Ora e Betit”, gazetari Lavdrim Lita u ndal te zhvillimet e fundit politike dhe largimi i Elisa Spiropalit nga posti ministror, duke folur për tensione të brendshme në Partinë Socialiste.

Sipas tij, Spiropali është perceptuar si një figurë me profil politik aktiv, ndërsa vendimet e fundit brenda mazhorancës kanë krijuar një situatë të re në raportet politike.

“Spiropali ka një profil dhe një projekt politik, dhe në këtë kontekst vendimet e marra brenda mazhorancës tregojnë se ka pasur një ‘karton të verdhë’ politik nga kryeministri Rama.”u shpreh Lita.

Lita shtoi se në skenën politike janë diskutuar edhe skenarë të mundshëm për role të reja politike dhe qeveri tranzitore, ku janë përmendur edhe emra nga brenda Partisë Socialiste.

Sipas tij, këto zhvillime tregojnë për një rritje të debateve dhe tensioneve brenda mazhorancës.

spot_img

Latest articles

Related articles