SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë mbi 8 milionë euro të Anton Gjinajt

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme i qëndroi edhe pas tre vitesh procesi gjyqësor, kërkimit për konfiskimin e rreth 100 pasurive të Anton Gjinajt dhe personave të lidhur me të, me vlerë mbi 8 milionë euro që dyshohet se kanë burim fillestar të ardhurat e krijuara prej tij nga trafiku i lëndëve narkotike.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi kërkoi të mërkurën në gjykatë sekuestrimin e rreth 100 pasurive të Anton Gjinajt alias Pashuk Gjinit, në një proces që zgjat prej tre vitesh dhe ka pësuar shtyrje të vazhdueshme.

Pasuritë u sekuestruan për shkak se Gjinaj është dënuar për krime të lidhura me drogën në Spanjë. Kompania Alessio 2014, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga autoritete të ndryshme shtetërore apo ka punuar si nënkontraktor në ndërtim rrugësh, është një nga kompanitë që SPAK vlerëson se janë krijuar nga të ardhura nga aktivitetet kriminale të Gjinajt e që duhet konfiskuar. Po ashtu, u kërkua konfiskimi i kompanisë Foralb Alabastër, në të cilën, përveç Gjinajt është aksionere edhe ministria e Ekonomisë. Pasuritë e Gjinajt dhe personave të lidhur me atë, janë sekuestruar me kërkesë të SPAK që prej korrikut të vitit 2022.

spot_img

Latest articles

Related articles