Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Gramshit, ku një person ka humbur jetën pasi thuhet se ka rrëshqitur nga Ujëvara e Sotirës.
Viktima është Robert Xhangolli, shofer i turistëve që po vizitonin zonën.
Dyshohet se ai ka qenë duke luajtur me top me persona të tjerë dhe më pas ka rrëshqitur e ka rënë nga lartësia.



