Sa shumë mund t’i sëmurë politika dhe pushteti politik disa njerez, shume njerez! Ajo mund t’i bëjë ata të mos kenë vlera të tjera udhëheqëse veç politikës, mund t’i shtyjë të heqin dorë edhe nga besimi në Zot, edhe nga parimet me te shenjta. Sean Hannity, një gazetar shumë i njohur dhe me shumë ndikim te shikuesi amerikan, figure qendrore e perkrahesve te Trump, tha dje se ai po largohej nga besimi katolik sepse, sipas tij, në Kishën Katolike kishte “korrupsion të institucionalizuar”. Ai tha gjithashtu se te qëndrimet e Papa Leonit të 14-të kundër luftës, kundër shenjave tiranike të udhëheqjes politike në shumë vende të botës, kundër përdorimit të mësimeve të Ungjillit për luftëra, vrasje dhe gjenocid kishte “pasaktësi biblike”. Hannity tha se ai ishte mbështetës i Trump dhe se mbetej i krishterë, por jo më katolik. Hannity tregoi që është një fundamentalist trumpist. Edhe nëse ka “korrupsion të institucionalizuar” te Kisha Katolike, kjo nuk e bën besimin në Zot, sipas doktrinës katolike, të tillë nga i cili duhet ikur. Ndërsa argumenti që qëndrimet e papës kanë pasaktësi biblike është budallallëk dhe injorancë. Nëse je katolik, atëherë papa ka autoritet suprem për të folur për Biblën. Nëse mendon se ai keqinterpreton Biblën, pse e mendon këtë kur ai po sulmohet nga Trump? Papa Leoni i 14- po tregon një karakter të rrallë; është një prej atyre që flasin me kurajo të jashtëzakonshme të vërtetën, që flasin kundër forcës së fortit ndaj dobësisë së të dobëtit, kundër zullumit të të padrejtit të fortë ndaj të drejtës së të dobëtit. Ka gjë më afër mësimeve të Zotit se sa kjo?



