Ish ministri i Financave akuzon Ramën për lidhje me kompaninë e ndërtimit Arlis

spot_img
Advertisements

Nga Arben Malaj

Kryeministër, duke mbrojtur kompaninë, ju mbroni babëzinë tuaj, të qeveritarëve dhe të drejtuesve institucionalë që dështuan të parandalonin tre herë këto tragjedi.

Thuaje qartë: kush qëndron pas këtij ndërtuesi?

Thojeni publikisht, kush t’i ri hengri dardhat mbas kurrizit?

Thuaj pa asnjë hezitim, Kush t’i verboi politikisht sytë që nuk arritët të shikonit se, mu përballë teje dhe Veliajt, kjo kompani me projektin “Syri Tiranës” ndërtoi rreth 5000me ose dy kate pa leje në mes të Tiranës?

Gënjeshtrat tuaja nuk i kanë këmbët e shkurta, por i kanë të prera nga babëzia për pushtet absolut, ekonomik dhe politik.

Ministria juaj “Diella” e vlerëson këtë rastë “korrupsion të rëndë” deri në “kapje shteti”.

Analiza e Probabilitetit dhe “Ngjarja e Sigurt”. Në inxhinierinë e sigurisë, një incident i izoluar mund të konsiderohet anomali statistikore.

Megjithatë, kur e njëjta ngjarje (zjarri në fasadë/strukturë) përsëritet tre herë në objekte të ndërtuara nga i njëjti subjekt, kalojmë nga “rastësia” te “modeli i dështimit”.

Rasti i parë: Incident.
Rasti i dytë: Neglizhencë ose mungesë kontrolli.
Rasti i tretë: Dëshmi e një dështimi sistematik të materialeve ose standardeve teknike.

Nëse materialet e përdorura (si veshjet e fasadave alukobond apo termoizoluesit) do të ishin sipas standardeve evropiane të klasit A1 ose A2 (jo të djegshme),

zjarri nuk do të përhapej në përmasa të tilla.

Përsëritja vërteton se problemi nuk është njerëzor, por struktural dhe material.

  1. Dështimi i Institucioneve Mbikëqyrëse. Në çdo proces ndërtimi, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi kompaninë, por mbi një zinxhir hallkash që kanë dështuar:

Supervizori (Mbikëqyrësi): I cili paguhet për të certifikuar që materialet që hyjnë në kantier janë ato të parashikuara në projekt.

Kolaudatori: I cili jep dritën jeshile që ndërtesa është e sigurt për banim.

Laboratorët e Certifikimit: Që duhet të testojnë rezistencën ndaj zjarrit të materialeve.

Fakti që kompania nuk penalizohet, por lejohet të vazhdojë projekte edhe më komplekse si “Syri i Tiranës” tregon për një “kapje të shtetit”/ state capture,

ku rregullat teknike mënjanohen për interesa ekonomike.

  1. Standardi i Dyfishtë i Ligjit (IKMT dhe Urbanistika)
    Ndërsa ligji zbatohet me rreptësi ndaj qytetarëve të thjeshtë për ndërtime pa leje të përmasave minimale (si rasti i kotecëve apo avllive), tolerimi i kateve shtesë në qendër të kryeqytetit krijon një precedent të rrezikshëm.

Parimi i “Sundimit të Ligjit” Në një shtet që synon BE-në, ligji duhet të jetë i verbër ndaj fuqisë ekonomike.

Kur një kompani lejohet të legalizojë shkelje masive ndërkohë që të tjerët ndiqen penalisht, goditet besimi i publikut te drejtësia.

  1. Përgjegjësia Parandaluese vs. Reaguese
    Deklarata se “kompania do ta ndërtojë nga e para” është një qasje jo parandaluese. Siguria e Jetës Një pallat i djegur mund të zëvendësohet, por jeta dhe siguria e qytetarëve jo.

Shteti duhet të parandalojë tragjedinë, jo të bëjë rolin e ndërmjetësit pas saj.

Analiza e Riskut: Institucionet duhet të kishin pezulluar licencën e subjektit që pas rastit të dytë, deri në një hetim të plotë teknik të të gjitha objekteve të tyre.

Në aspektin profesional, kjo situatë dëshmon një “krizë të kontrollit teknik dhe etikës profesionale”.

Nëse Shqipëria synon vërtet standardet e BE-së, certifikimi i materialeve ndërtimore duhet të jetë i pakompromis.

Përsëritja e zjarreve nuk është më çështje fati, por një paralajmërim teknik se siguria është komprometuar për hir të kostove të ulëta dhe fitimeve të larta.

Heshtja e strukturave mbikëqyrëse është po aq fajtore sa edhe cilësia e dobët e materialeve.

Parandalo dhe mos mbroj hajdutët e pashpirtë, nqs nuk jeni bashkë hajdutën apo i vet-kapur nga krimi i organizuar deri edhe nga mafia globale, kjo sipas medias vendase dhe ndërkombëtare.
A

spot_img

Latest articles

Related articles