Irani ka lëshuar valën e parë të raketave nën udhëheqjen e liderit të ri suprem, Mojtaba Khamenei, sipas një njoftimi të transmetuesit shtetëror iranian.
Sipas medias shtetërore, bëhet fjalë për “valën e parë të raketave” të lëshuara drejt territoreve izraelite, në një zhvillim që shënon përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit publikoi gjithashtu një fotografi të një rakete ku shihej slogani “Në shërbimin tënd, Sejid Mojtaba”.
Alarmet për raketa u aktivizuan në disa zona të Izraelit, përfshirë qytetet e mëdha si Tel Aviv dhe Haifa



