Ndryshime të reja janë raportuar në strukturat e Policisë së Shtetit. Mësohet se në disa drejtori dhe komisariate ka emërime të reja.
Arbër Zemani është emëruar Drejtori i Kufirit Vlorë, ndërsa drejtori i Kufirit Vlore është emëruar specialist te Drejtoria e Antiterrorit
Redaksia mëson se Agim Basha nga akademia u emërua Drejtori i Kufirit Shkodër.
Po ashtu raportohet se Altin Lila u emërua Drejtor i Kufirit Durrës, ndërsa Drejtori i Kufirit Durrës Ermal Lila u emërua specialist ne drejtorinë e përgjithshme të policisë.
Sakaq, Alfred Cenaj u emërua shef i komisariatit te Policisë nr 2 Tiranë.



