Brenda burgjeve ka sadizëm dhe kjo duhet denoncuar. Gazetari Lavdrim Lita ngriti shqetësimin në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN për situatën në burgjeve pas pamjeve të Ilir Metës një ditë më parë. Por sipas tij politikanet s’duhet të ankohen për kushtet e burgjeve, sepse vetë i kanë lënë, ndërkohë që kanë ndërtua vila e pallate.
“Pamjet e zotit Meta treguan që burgu nuk është për burrat, aq më pak për burrat e shtetit dhe mendoj që duhet të ketë një reflektim për masat brenda burgjeve, për sadizmin që ushtrohet ndaj të burgosurve nga personeli i burgjeve, faktet që peshojnë akoma ushqimin që futet brenda për sasinë, për shpimin e shisheve tuaj, sepse nuk do të ngre pesha mbi 5 L për të bërë apo për të forcuar muskujt një person më duket sadizëm dhe mendoj që një pjesë e këtyre drejtuesve të burgjeve bëjnë karrierë politike patronazhiste brenda këtyre strukturave dhe duan të kënaqin lidershipin e Partisë Socialiste. Por më duhet të them dhe nga ana tjetër që politikanët duhet të jenë të fundit që mund të kritikojnë kushtet e burgjeve. Të gjithë liderët politikë në vendin tonë, të katërt, të pesë kryesoret, kanë ndërtuar vila, kështjella, kanë bashkuar pallate për shtëpitë e tyre dhe ka 30 vite që kanë lënë burgjet në këto kushte. Me këto masa dhe nuk janë preokupuar kurrë për ata 6.000 veta që janë çdo vit brenda këtyre strukturave dhe sot kur gjenden vetë ankohen dhe bëjnë gjullurdi mediatike për të thënë që nuk ka kushte. Vetë ata janë përgjegjës për këtë situatë që kanë që kanë krijuar, por brenda burgjeve ka sadizëm. Strukturat shtetërore janë struktura dhunuese, janë struktura të korruptuara të cilat nxjerrin para përmes kurrizit dhe kamxhikut nëpër burgje dhe kjo duhet thënë dhe duhet denoncuar një herë më parë sepse një gjë është të themi kushtet brenda burgjeve, një gjë tjetër t’i themi kushtet brenda gjykatave, të GJKKO-së që janë një gjë janë një gjë tjetër. Dosja një gjë tjetër, hetimi është një gjë tjetër, arrestimi është një gjë tjetër, por brenda burgjeve ka sadizëm dhe kjo duhet denoncuar”.



