Gjenerali izraelit Amir Avivi ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin “Top Story”, ku u shpreh se rendi botëror dhe balancat gjeopolitike po ndryshojnë ndjeshmë pas sulmeve amerikano-izraelite në Iran.
Gjatë intervistës, ai u pyet nëse shqiptarët duhet të ndihen të sigurt për zhvillimet e fundit. Avivi deklaroi se nuk beson që Irani do ta godasë Shqipërinë.
“Po, unë nuk mendoj se Irani do godasë Shqipërinë dhe nëse i ka kapacitetet. Jam e sigurtë që opozita iraniane në Shqipëri e mbështet këtë operacion, dhe shumë prej tyre do kenë mundësi të kthehen në Atdhe“, tha Avivi.
I pyetur për sigurinë e Shqipërisë dhe Europës, Avivi theksoi se objektivi i operacioneve është që në përfundim të sulmeve Irani të ketë zero raketa balistike.
“SHBA po e shpëtojnë Europën, të mos harrojnë që ky regjim ka kërkuar dominim global, sepse ka rënduar raketa balistike për të gjithë rajonet evropiane. Në fund të luftës numri i këtyre raketave balistike do jetë zero. Kjo është një formë për të mbrojtur Europën dhe Shqipërinë. Unë arrij të shoh në fund të kësaj lufte paqe mes Izraelit dhe Iranin”, tha ai



